|
|
 |
Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet, është edhe ajo pjesa e mërzitshme e instalimit të driver-ave. Megjithatë, nëse planifikoni të gjitha mirë, mund të kurseni shumë kohë.
Ky tekst u dedikohet përdoruesve të sistemeve më të vjetra operative (Windows XP e 2000), prandaj njihuni me asistentin tuaj gjatë riinstalimeve, programin DriverGrabber.
Edhe pse DriverGrabber që një kohë të gjatë në versionin eksperimental (e ndoshta edhe kurrë nuk do të dal në versionin e vet përfundimtar), e dallon e dhëna që mund të tërheq driver-at nga pajisjet e instaluara harduerike dhe t’i ruaj ata në direktori (folder) prej ku edhe vetvetiu starton.
Nuk keni nevojë ta instaloni, derisa vet veprimi nuk ofron absolutisht kurrfarë mundësive të konfigurimit.
Më saktësisht, pas nisjes së aplikacionit çdo gjë është e automatizuar, prandaj në fund të punës programi vetvetiu ndalet dhe në hartën në të cilën gjendeni do të ju pret një direktori e re me emrin Drivers, në të cilën gjenden të nxjerrë të gjithë driver-at nga kompjuteri.
Që të keni së paku ndonjë mbikëqyrje për kompletimin e punës, mund të shikoni në dosjen DriverGrabber.txt ku edhe gjendet raporti për krejt atë çfarë është bërë.
DriverGrabber punon me procesorët x86 i x64, kështu që mund të ruaj driver-at në sistemet operative 32 e 64. Të përsërisim se programi është jashtëzakonisht i thjeshtë për përdorim dhe përveç kërkesës së shtuar në procesor nuk do të hetoni asnjë shenjë tjetër të punës së programit. Si rezultat përfundimtar do të gjeni një grup direktorish për secilin driver, e në to do të gjenden dosje të ndryshme .dll e .sys.
Karakteristikat
Programi: DriverGrabber
Çmimi: Falas
Madhësia: 1 MB
Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome
Shfletuesi i vockël dhe pa pagesë nga kompania Google, fsheh shumë gjëra praktike të cilat nuk mund të vërehen qartazi. Nëse keni qenë të guximshëm dhe keni filluar ta përdorni, ua sjellim disa këshilla që prej tij të mund të nxirrni më të mirën.
Shfletuesi Chrome nga Google ka zgjuar shumë interesim qëkur është paraqitur, prandaj është rendi që të përshkruajmë disa nga opsionet e tij që nuk mund të vërehen edhe aq lehtë.
1. Me klik të djathtë në tastin për të kthyer në faqen e përparme, apo në tastin për të kaluar në atë të radhës, mund të gjeni listën e faqeve të cilat Chrome tanimë i ka hapur.
2. Tab-i i mbyllur gabimisht mund të hapet sërish saktësisht në faqen në të cilën ajo ka qenë e hapur. Mjafton të shtypni tastet Ctrl + Shift + T.
3. Me shënimin e shenjës '?' në dritaren për futjen e adresave të uebit hapet makina e paradefinuar e kërkimit, pas '?' nevojitet vetëm të shkruani fjalën të cilën doni ta kërkoni.
4. Shndërrimi i njësive nga sistemi amerikan apo britanik në ato metrike bëhet me shënimin e thjeshtë të atyre që dëshironi të llogarisni në dritaren për futjen e adresave, p.sh.: '5 inches to cm' dhe Google do të bëj konvertimin dhe do tu shfaqë rezultatin e duhur.
5. Hapësirat për komente në shumicën e faqeve të internetit nuk janë të mëdha, përderisa shkrimi i ndonjë komenti pak më të gjatë fsheh fillimin e tekstit. Chrome ofron mundësinë e rritjes së kornizës për tekst me tërheqjen e miut në fund të këndit të djathtë të kornizës.
6. Kur dëshironi që një tab hapni në dritare të re, nuk keni nevojë që faqen ta rihapni, mjafton që me metodën drag and drop të nxirrni tab-in nga vargu i tjerave dhe ai do të jetë në dritare të.
7. Edhe dosjen e të dhënave të shkarkura nga interneti është e mundur ta vendosni kudo në kompjuterin tuaj po ashtu me metodën drag and drop.
8. Shtimi i makinave shtesë të kërkimit në Chrome është jashtëzakonisht i thjeshtë. Mjafton që një herë të bëni kërkim në makinën tuaj të preferuar të kërkimit dhe, në kur të iu nevojitet po ajo makinë e kërkimit, filloni të shkruani URL-në e saj, e më pas do të paraqitet porosia e cila ju udhëzon të shtypni tab-in për të përdorur ato makina kërkimi. Në hapësirën për futjen e adresës së uebit do të ketë hapësirë për kërkim me makinën e preferuar të kërkimit.
Mbroni fëmijët tuaj nga grabitqarët e internetit
Për prindërit, interneti mund të jetë si ecja nëpër një fushë të minuar
Përderisa interneti ua mundëson fëmijëve lirinë për të krijuar shoqëri, të luajnë lojëra dhe zgjedhin detyra shtëpie duke shtypur një buton të vetëm, ai mund të sjellë edhe rrezik potencial nga grabitqarët online që të realizojnë pazaret e tyre të fëlliqura karshi fëmijëve tuaj.
Fëmija juaj mund të rrezikohet fizikisht, nga ai apo ajo, me të cilin ka kontaktuar online dhe më vonë takohet me të “live”.
Shumica e prindërve mendojnë “kjo kurrë nuk mund t’i ndodhë fëmijës tim”, por kjo nuk është e vërtetë pasi që, në botën në të cilën jetojmë, viktimizohen sot shumë djem dhe vajza nga këta grabitqarë.
Prindërit duhet të ndërmarrin masa parandaluese. Edhe pse nuk ka zgjidhje të lehta, disa masa mund ta zvogëlojnë dukshëm rrezikun që fëmija juaj të bëhet viktimë.
Gjëja më e mençur dhe më e madhe është që të fillohet sa më herët. Fëmijët sot, çdo ditë e në moshë më të re, po futen online. Sa më të rinj që janë dhe sa më herët që ju të filloni me masa parandaluese, është më mirë, duke folur për këto gjëra me ta, në mënyrë që kjo të ingranohet me rritjen e tyre.
Gjëja e parë që duhet bërë është që, vetë prindërit, të mësohen më shumë me punën e kompjuterit dhe ta analizojnë uebin. Le të marrim si shembull porositë e çastit - mesengjerat. Prindërit duhet të mësojnë zhargonet: MEKA qëndron për "mamin e kam afër" edhe HTTP qëndron për "hajde të takohemi përnime”.
Dhe mos ia lejoni fëmijës që të ketë kompjuter në dhomën e fjetjes. Sipas matematikës së ekspertëve të internetit, kjo është njëlloj si t’ia jepni fëmijën tuaj një të huaji dhe ju të largoheni nga aty.
Përkundrazi, kompjuteri duhet të jetë në atë pjesë të shtëpisë ku frekuentohet më së shumti, si dhoma e ndejës apo edhe kuzhina. Monitoroni se çfarë është duke shikuar fëmija juaj në internet, sa herë kaloni pranë tij.
Kamerat e uebit, të cilat janë të pranishme në shumë shtëpi tona, vlerësohen nga ekspertët si pajisjet më të shpeshta të cilat, grabitqarët online, i përdorin për ta nxitur gjininë e kundërt për aktivitet seksual.
Gjëja tjetër e radhës që duhet bërë është që të caktoni disa rregulla për përdorimin e internetit. Shkruani këto rregulla dhe vendosni një kopje të saj afër internetit që fëmija juaj të mund t’i referohet, përderisa shëtit nëpër rrjetin e internetit.
Kontrollet e prindërve
Më shumë se gjysma e familjeve amerikane, të cilat kanë tinejxherë në shtëpi, përdorin filtra të caktuar të cilët ndalojnë qasjen në përmbajtjet, potencialisht të dëmshme për fëmijë. Prindërit duhet të mësojnë çfarë janë, çfarë mund të bëjnë e çfarë jo dhe si funksionojnë ato.
Ato janë shumë efektive në limitimin e kohës së shpenzuar online, faqet të cilët fëmijët nuk mund të vizitojnë dhe çfarë lloj komunikimi mund të bëjnë, edhe pse ato ka gjasë që të filtrojnë/bllokojnë edhe faqet që mund të kërkojnë për detyra të shkollës.
Prindërit, gjithashtu, mund të përdorin softuer mbikëqyrës për të përcjellë çdo goditje të fëmijëve të tyre në tastierë. Megjithatë, sugjerohet që ju të flisni me fëmijët tuaj para se ta instaloni këtë lloj softueri.
Duhet të siguroheni që ata ta kuptojnë që ka një shkak pse janë duke u mbikëqyrur dhe se këtë gjë jeni duke e bërë për t’i mbrojtur ata nga ndonjë gjë e keqe që mund t’u ndodh.
Krijoni një marrëdhënie të besueshme me fëmijën tuaj kështu që, në rast të ndonjë problemi që mund ta ketë online, ai ta ndiejë veten të lirë t’ju drejtohet juve për ndihmë. Mos u nervozoni me atë çfarë do t’ju tregojë apo shfaq, sepse mund të mos vije fare herën tjetër kur të has në ndonjë gjë të diskutueshme.
Rrjetet shoqërore
A e keni kërkuar ndonjëherë në “Google” emrin e fëmijës suaj?
Ky është një indikator i mirë për të marrë vesh, si për prindërit edhe fëmijën, se çfarë informatash personale mund të ketë në internet.
Nëse fëmija juaj është pjesë e një rrjete shoqërore, siç është p.sh MySpace, sugjerohet që profili i tij/saj të jetë i regjistruar si "private". Flisni, mësoni ata për mënyrat më të mira të përdorimit të teknologjisë dhe si të përdorin atë, sa më pak, për çështje personale.
Lexoni rregulloret e intimitetit në secilën faqe në të cilën hulumton fëmija juaj.
Nëse fëmija juaj është futur në ujërat e lojërave online, të cilat sot janë të panumërta edhe në gjuhën tonë, shikoni saktësisht çfarë ndodhë në këto lojëra dhe, nëse diçka ndodhë, do ta mund të kuptoni kontekstin dhe prej ku ka ardhur.
Mbikëqyrni çdo lloj aktiviteti që mund t’i vendos ata në kontakt me dikë që e njihni apo nuk e njihni.
Këto janë disa udhëzime, por jo të vetmet që do t’i gjeni në telegrafi.com me të cilat, fëmijët tuaj do të kënaqen me internetin dhe të gjitha të mirat që ai mund t’ua ofrojë, pa e pësuar nga anët e këqija të kësaj shpikjeje teknologjike.
Mbroni fëmijët tuaj nga grabitqarët e internetit
Për prindërit, interneti mund të jetë si ecja nëpër një fushë të minuar
Përderisa interneti ua mundëson fëmijëve lirinë për të krijuar shoqëri, të luajnë lojëra dhe zgjedhin detyra shtëpie duke shtypur një buton të vetëm, ai mund të sjellë edhe rrezik potencial nga grabitqarët online që të realizojnë pazaret e tyre të fëlliqura karshi fëmijëve tuaj.
Fëmija juaj mund të rrezikohet fizikisht, nga ai apo ajo, me të cilin ka kontaktuar online dhe më vonë takohet me të “live”.
Shumica e prindërve mendojnë “kjo kurrë nuk mund t’i ndodhë fëmijës tim”, por kjo nuk është e vërtetë pasi që, në botën në të cilën jetojmë, viktimizohen sot shumë djem dhe vajza nga këta grabitqarë.
Prindërit duhet të ndërmarrin masa parandaluese. Edhe pse nuk ka zgjidhje të lehta, disa masa mund ta zvogëlojnë dukshëm rrezikun që fëmija juaj të bëhet viktimë.
Gjëja më e mençur dhe më e madhe është që të fillohet sa më herët. Fëmijët sot, çdo ditë e në moshë më të re, po futen online. Sa më të rinj që janë dhe sa më herët që ju të filloni me masa parandaluese, është më mirë, duke folur për këto gjëra me ta, në mënyrë që kjo të ingranohet me rritjen e tyre.
Gjëja e parë që duhet bërë është që, vetë prindërit, të mësohen më shumë me punën e kompjuterit dhe ta analizojnë uebin. Le të marrim si shembull porositë e çastit - mesengjerat. Prindërit duhet të mësojnë zhargonet: MEKA qëndron për "mamin e kam afër" edhe HTTP qëndron për "hajde të takohemi përnime”.
Dhe mos ia lejoni fëmijës që të ketë kompjuter në dhomën e fjetjes. Sipas matematikës së ekspertëve të internetit, kjo është njëlloj si t’ia jepni fëmijën tuaj një të huaji dhe ju të largoheni nga aty.
Përkundrazi, kompjuteri duhet të jetë në atë pjesë të shtëpisë ku frekuentohet më së shumti, si dhoma e ndejës apo edhe kuzhina. Monitoroni se çfarë është duke shikuar fëmija juaj në internet, sa herë kaloni pranë tij.
Kamerat e uebit, të cilat janë të pranishme në shumë shtëpi tona, vlerësohen nga ekspertët si pajisjet më të shpeshta të cilat, grabitqarët online, i përdorin për ta nxitur gjininë e kundërt për aktivitet seksual.
Gjëja tjetër e radhës që duhet bërë është që të caktoni disa rregulla për përdorimin e internetit. Shkruani këto rregulla dhe vendosni një kopje të saj afër internetit që fëmija juaj të mund t’i referohet, përderisa shëtit nëpër rrjetin e internetit.
Kontrollet e prindërve
Më shumë se gjysma e familjeve amerikane, të cilat kanë tinejxherë në shtëpi, përdorin filtra të caktuar të cilët ndalojnë qasjen në përmbajtjet, potencialisht të dëmshme për fëmijë. Prindërit duhet të mësojnë çfarë janë, çfarë mund të bëjnë e çfarë jo dhe si funksionojnë ato.
Ato janë shumë efektive në limitimin e kohës së shpenzuar online, faqet të cilët fëmijët nuk mund të vizitojnë dhe çfarë lloj komunikimi mund të bëjnë, edhe pse ato ka gjasë që të filtrojnë/bllokojnë edhe faqet që mund të kërkojnë për detyra të shkollës.
Prindërit, gjithashtu, mund të përdorin softuer mbikëqyrës për të përcjellë çdo goditje të fëmijëve të tyre në tastierë. Megjithatë, sugjerohet që ju të flisni me fëmijët tuaj para se ta instaloni këtë lloj softueri.
Duhet të siguroheni që ata ta kuptojnë që ka një shkak pse janë duke u mbikëqyrur dhe se këtë gjë jeni duke e bërë për t’i mbrojtur ata nga ndonjë gjë e keqe që mund t’u ndodh.
Krijoni një marrëdhënie të besueshme me fëmijën tuaj kështu që, në rast të ndonjë problemi që mund ta ketë online, ai ta ndiejë veten të lirë t’ju drejtohet juve për ndihmë. Mos u nervozoni me atë çfarë do t’ju tregojë apo shfaq, sepse mund të mos vije fare herën tjetër kur të has në ndonjë gjë të diskutueshme.
Rrjetet shoqërore
A e keni kërkuar ndonjëherë në “Google” emrin e fëmijës suaj?
Ky është një indikator i mirë për të marrë vesh, si për prindërit edhe fëmijën, se çfarë informatash personale mund të ketë në internet.
Nëse fëmija juaj është pjesë e një rrjete shoqërore, siç është p.sh MySpace, sugjerohet që profili i tij/saj të jetë i regjistruar si "private". Flisni, mësoni ata për mënyrat më të mira të përdorimit të teknologjisë dhe si të përdorin atë, sa më pak, për çështje personale.
Lexoni rregulloret e intimitetit në secilën faqe në të cilën hulumton fëmija juaj.
Nëse fëmija juaj është futur në ujërat e lojërave online, të cilat sot janë të panumërta edhe në gjuhën tonë, shikoni saktësisht çfarë ndodhë në këto lojëra dhe, nëse diçka ndodhë, do ta mund të kuptoni kontekstin dhe prej ku ka ardhur.
Mbikëqyrni çdo lloj aktiviteti që mund t’i vendos ata në kontakt me dikë që e njihni apo nuk e njihni.
Këto janë disa udhëzime, por jo të vetmet që do t’i gjeni në telegrafi.com me të cilat, fëmijët tuaj do të kënaqen me internetin dhe të gjitha të mirat që ai mund t’ua ofrojë, pa e pësuar nga anët e këqija të kësaj shpikjeje teknologjike.
Këshilla për fotografët fillestarë
Dëshironi të futeni në botën e fotografisë, por nuk jeni të sigurt si të filloni? Përmbajuni disa këshillave të thjeshta dhe shpejt do të përparoni.
1. Mos i blini menjëherë pajisjet më të shtrenjta
Është e mundur që të bëhen edhe fotografitë e mira me pajisje të lira, e derisa e praktikoni do të shihni se për çfarë aparati keni nevojë. Përvoja më e mirë është ajo personale.
2. Blini trekëmbësh për fotoaparat
Me përdorimin e trekëmbëshit fotografitë do të janë dukshëm më të pastra, posaçërisht kur fotografohet në kushte me më pak dritë. Trekëmbëshi mundëson edhe disa efekte shumë interesante me ekspozimin e zgjatur, e çmimi i një trekëmbëshi solid për një fotoaparat digjital nuk është edhe aq i madh.
3. Gjithmonë bartni aparatin me vete
Edhe mos ngurroni që ta përdorni. Shanset për të bërë fotografi të mira janë kudo rreth nesh dhe ato duhet të shfrytëzohen.
4. Kënaquni në procesin e mësimit
Shfletoni faqet e internetit si ajo e Flickr ku vendosen fotografi të ndryshme, kyçuni në komentimin e fotografive, pyetni se si janë fotografuar dhe në fund paraqitni edhe fotografitë tuaja në ndonjë galeri online (qoftë edhe në telegrafi.com) dhe lexoni komentet e këshillat për ato fotografi.
5. Provoni mënyrat e ndryshme të funksionimit në fotoaparat
Edhe pse fotoaparati juaj i parë pothuajse sigurt do të jetë një digjital kompakt, mos ngurroni të provoni fotografimin në mënyrë të ndryshme. Sigurisht që fotoaparat mund të bëj shumë më shumë sesa që ju e prisni, e ju do të mësoni diçka.
6. Fotografoni çdo ditë
Praktikoni që të fotografoni për çdo ditë, por jo fotografi kot, por tentoni të gjeni një motiv që ia vlen të fotografohet. Mbani mend apo shënoni motivet që ju i vëreni edhe kur nuk e keni fotoaparatin me veti e më pas kthehuni dhe fotografoni ato.
Shumë galeri online ka detyra të javës për fotografim, provoni veten në to.
7. Mos keni frikë të eksperimentoni
Më së pari mësoni rregullat e kompozimit dhe çfarë duhet të evitoni, e me kohën do të mësoheni që t’i mos i shkelni – edhe vet do të shihni se çfarë do të ndodhë. Shpesh herë eksperimentimi jep rezultate të shkëlqyera.
Mbroni të dhënat në laptopin tuaj
Laptopët janë praktik, mirëpo të dhënat brenda tyre janë të ekspozuara ndaj disa rreziqeve shtesë, që është veçanërisht shqetësim nëse jeni shfrytëzues afarist i cili merret me të dhëna të ndjeshme. Disa nga këshillat e mëposhtme do të duhej të zvogëlonin dëmin në rast se ndodhë më e keqja.
Të dhënat në laptopë, shumë shpesh, vlejnë më shumë se vet ai kompjuter, e edhe nëse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe materiale, në rast të vjedhjes, shumica e të dhënave personale të cilat gjenden në kompjuter - po ra në duar të personave të gabuar, mund t’i shkaktojë kokëçarje të mëdha pronarit - andaj situatat e tilla më mirë është të parandalohen.
1. Asnjëherë, ama bash asnjëherë mos i leni fjalëkalimet (passwordat) në shtëpizë të laptopit apo në çantën e kompjuterit. Provoni t’i mbani mend, por nëse mbajtja në mend nuk u shkon për dore, atëherë ruani ato në ndonjë pajisje tjetër që e keni gjithmonë afër vetes – si p.sh. celular. Gjithashtu do të ishte e mençur të shkruhet fjalëkalimi në atë mënyrë që të mos jetë e qartë se për çfarë bëhet fjalë.
2. Vjedhja e laptopëve në rastet më të shpeshta ndodhë kur dikujt i jepet rasti ta bëj atë. Po e latë laptopin pa mbikëqyrje në një vend ku ka shumë njerëz, sigurisht që dikush do ta vjedhë vetëm për faktin pse mundet. Kur ta leni laptopin në automjet, gjithmonë vendosni në bagazh ku nuk shihet nga kalimtarët, në dhomë të hotelit asnjëherë mos e lini në tavolinë, por vendoseni në çantën e vet dhe largojeni nga vendi ku bie në sy. Më së miri do të ishte ta vendosni në ndonjë sef, andaj para se ta rezervoni dhomën pyetni nëse ajo ka në dispozicion një sef. Shumica e hoteleve kanë, nëse asgjë tjetër, një përqindje të dhomave me sef.
Një metodë e shkëlqyer kundër vjedhjes së laptopëve është brava (bllokuesi) Kensington. Laptopët modern kanë një vrimë në shtëpizë ku mund të fusni bravën me tel apo me zinxhir i cili më pas ngjitet për diçka të fortë dhe që është fikse (radiator, tavolinë e rëndë, krevat). Bravat Kensington posedojnë shifrën apo drynin me çelës, e emrin e kanë marrë sipas kompanisë e cila fillimisht ka filluar t’i shfrytëzojë ato. Me kohë sistemi i tyre është bërë standard i miratuar nga pothuajse të gjithë prodhuesit e laptopëve.
3. Të dhënat posaçërisht të ndjeshme në laptopë gjithsesi mbroni me enkriptim shtesë. Sistemi Windows përmbajnë në vete EFS (Encrypted File System), e mund të përdoren edhe zgjidhje nga prodhuesit tjerë, siç është Drivecrypt i kompanisë me renome botërore Securstar. Të dhënat e mbrojtur në këtë mënyrë pothuajse është e pamundur të lexohen, e shanset që këtë të arrijë ndonjë hajn i rëndomtë janë barazi me zero.
4. Mbroni sistemin tuaj me fjalëkalime. Çdo laptop mund të sigurohet me fjalëkalimin në BIOS qysh në nisjen e kompjuterit, fjalëkalimi shtesë mund të kyçet para fillimit të punës së Windows. Keni kujdes që fjalëkalimi të mos jetë i thjeshtë dhe shfrytëzoni shkronja të mëdha e të vogla si dhe numra në një fjalë. E në rast që laptopi ka transmetues identifikimi nëpërmes gishtit, gjithsesi përdoreni.
5. Nëse ndodhë me e keqja dhe ua vjedhin laptopin, do të kishte shumë vlerë po ta gjenit prapë. Ekzistojnë kompani të cilat mundësojnë përcjelljen e laptopëve në bazë të softuerit të instaluar. Fatkeqësisht, ai softuer mund të bëj punë vetëm kur laptopi juaj i vjedhur të kyçet në internet, por edhe kjo është më mirë se hiç
Rritni mundësitë e Internet Explorer 7
Shtojca pa pagesë e shfletuesit të Microsoftit, IE7, dukshëm ia rrit mundësitë, e disa thonë që e barazon me ato që i ka shfletuesi konkurrent, Firefox.
IE7 Pro është një shtojcë pa pagesë, derisa lidhjen deri tek faqja përkatëse mund ta merrni në fund të këtij teksti. Pas instalimit, IE7 duket krejtësisht njëjtë si më herët, por një linjën e statusit i shtohet edhe një ikonë me anë të së cilës thirren opsionet e shtojcës IE Pro. Opsionet e shtuara do të janë shumë të njohura për shfrytëzuesit e Firefoxit sepse bëhet fjalë për shumë nga ato opsione që Firefoxi i përmban në vete, por edhe opsionet të cilat nuk mund të merren me instalimin e shtojcave të Firefoxit.
Njëra nga mundësitë më të rëndësishme që merren me instalimin e këtij programi pa pagesë, janë mundësitë e menaxhimit më të mirë të tab-ave dhe shtojcat për bllokimit të reklamave dhe flash-ave të animuar në faqet e hapura.
Janë interesante edhe udhëzimet për shfrytëzues (User scripts) të cilat mund të kyçen për të rritur funksionalitetin. Disa prej mundësive të fituara nga këto udhëzime janë “marrja” nga YouTube apo video shërbimeve tjera, apo dhe ndryshimi i pamjeve të disa nga faqeve më të popullarizuara në internet.
Kyçja dhe shkyçja e mundësive të reja të cilat IE7Pro i jep shfletuesit të ri të Microsoftit është jashtëzakonisht e thjeshtë, derisa informatat më të detajuara për çdo mundësi mund të gjenden në wiki faqen e programuesve, të cilët qëndrojnë pas këtyre të dhënave. Përfundimi ynë është që një herë kur të provoni këtë shtojcë - më nuk do të mund të punoni pa të
Zoomi digjital vs. optik
Kur të blini fotoaparat apo videokamerë, dëshironi që të keni zoom sa më të madh, mirëpo ju hutojnë karakteristikat siç janë zoomi digjital dhe ai optik.
Pas numrit të madh të emërtimeve teknike, fshihen zgjidhje të thjeshta. Të përmendim, zoomi optik dhe digjital bëjnë pothuajse të njëjtën gjë, e ajo është - na e rrisin dhe na ofrojnë objektin, që dëshirojmë të fotografojmë apo të incizojmë.
Tek zoomi optik, lenta është ajo që projekton fotografinë në fotoaparat, andaj fitoni fotografi “reale”. Derisa tek zoomi digjital kompjuteri rrit një pjesë të fotografisë dhe krijon një të re – domethënë në mënyrë softuerike i shpikë pikselat që nuk ekzistojnë në vendet ku mungojnë. Fotografitë e tilla në masë të madhe nuk janë të qarta dhe janë me kualitet më të dobët sesa ato që bëhen me zoom optik.
Të gjitha kamerat e sotme kanë zoom digjital, disa me numra si 100, 200, e madje edhe 300. Kjo nuk do të thotë që të tjerat nuk ia vlejnë, ato janë karakteristika, e në të njëjtën kohë edhe numra të mëdhenj shkaku i reklamimit.
Nëse dëshironi të përdorni zoomin digjital, deri në një masë të caktuar ai funksionon. Nëse përdoret së tepërmi, rezultatet janë dëshpëruese dhe në fund nuk do të keni fotografi apo video-incizim që ia vlen. Çdo rritje të fotografisë mund të bëni më vonë në programet grafike, ku sigurisht do të gjeni rezultate më të mira
Përmirësoni mbulimin e rrjetës tuaj pa tela – wireless
Secili që ka punuar me rrjetë pa tela (wireless) e di shumë mirë se, muhabetet për 100 metra e më shumë të radiusit të mbulimit, nuk janë gjithmonë të sakta. Nganjëherë mjafton edhe një mur i trashë, që të prish tërë sinjalin. Ju ofrojmë disa këshilla, se si të mbuloni më mirë banesën apo shtëpinë, me sinjal të rrjetës pa tela.
Shumë shtëpi sot kanë më shumë se një kompjuterë, andaj nevoja për rrjetëzim është çdo ditë e më e madhe, ndërsa mënyra më praktike është rrjetëzimin nëpërmes rrjetës pa tela. Fatkeqësisht, radio-valët me anë të të cilave udhëtojnë të dhënat, dinë të jenë tinëzare, andaj sinjali ndoshta nuk do të jetë i mjaftueshëm sa duhet në të gjitha pjesët e banesës apo shtëpisë.
1. Nëse keni banesë apo shtëpi me dy etazhe, routerin pa tela apo access pointin vendoseni në katin e sipërm. Nëse keni vetëm një kat, atëherë provoni që pajisjen ta vendosni në ndonjë pikë më të lartë, për shembull mbi vitrinë.
2. Kini vëmendjen te pengesat, që mund të jenë në mes të routerit dhe kompjuterit. Konstruksionet metalike, akuariumet, muret e trasha dhe pasqyrat, ndikojnë dukshëm në kualitetin e sinjalit.
3. Provoni të vendosni komponentët e rrjetës pa tela, sa më larg që mundeni nga pajisjet që mund të nxisin pengesa/interferenca, siç janë telefonat pa tel, poçet halogene apo furrat me mikrovalë.
4. Ndërroni kanalin të cilin punon rrjeta juaj. Pothuajse në të gjitha pajisjet është kanali 6, kryesisht shumica e shfrytëzuesve nuk e ndërron atë, andaj ekziston mundësia që dy pajisjet e afërta t’i pengojnë njëra-tjetrës. Ky problemi më së shpeshti theksohet në ndërtesa publike, ku mund të gjenden numër më i madh i rrjetave pa tela.
5. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, e pengesat në mes të routerit dhe kompjuterit janë gjëra të patejkalueshme, mund të kërkoni antena diç më të forta. Duhet të kontrolloni nëse routeri juaj ka, apo nuk ka mundësi, të largimit të antenës ekzistuese. Pos kësaj, blerja e antenës së re kushton. Një alternativë tjetër, e cila nuk do t’u kushtojë shumë, është një antenë që ju do të punoni në formë parabole nga kartoni dhe folies nga alumini
Pa bateri jeni të pafuqishëm
Duke marrë parasysh që fotoaparatet digjitale janë të varur nga bateritë, vlen të mësohen disa gjëra për përdorimin e baterive tek pajisjet për fotografim. Në vijim i keni disa këshilla se si të punojë fotoaparati juaj më mirë.
Bateritë Alkaline
Bateritë Alkaline dhe Mignon do të duhej t’i nxirrni nga fotoaparati, dhe nga të gjitha pajisjet elektrike të cilat përdorin bateri, nëse nuk i përdorini për një kohë të gjatë. Këtu nuk mendojmë për dy muaj, por dy javë. Nëse nuk i nxirrni, bateritë mund të rrjedhin, dhe lëndët kimike nga bateritë mund të shkatërrojnë elektronikën e pajisjes.
NiCd dhe NiMh
Edhe pse tek bateritë alkaline rekomandohet që t’i nxirrni nga fotoaparati, bateritë NiCd (Nickel-Cadmium) dhe NiMh (nickel metal hydride battery) nuk ka nevojë të nxirren nga fotoaparati, sepse ato nuk rrjedhin, mirëpo mbushni ato nëse nuk i keni përdorë për kohë të gjatë.
Mos i përzieni
Asnjëherë mos i përzieni bateritë alkaline me ato mbushëse, sepse tensionet e ndryshme mund të dëmtojnë elektronikën e aparatit. Bateritë alkaline kanë 1.5V, derisa ato që mbushen 1.2V.
Bateritë mbushëse
Gjatë përdorimit të parë të baterive, rekomandohet që ato të zbrazen tërësisht, dhe të mbushen më pas pa ndërprerje nga 10 deri në 12 orë. Arsyeja për këtë është kapaciteti i baterisë që duhet të shfrytëzohet maksimalisht.
Rregulloni fotografitë në internet
Për përpunimin e fotografive nuk është e domosdoshme të keni të instaluar Photoshop. Shërbimet online për këtë qëllim janë avancuar aq shumë sa që ofrojnë edhe përpunimin e fotografive – dhe atë në të shumtën e rasteve pa pagesë. Ja disa programe që mund t’ju lehtësojnë përpunimin e fotografive.
Snipshot
Snipshot është shumë i thjeshtë për përdorim, lexon shpejt fotografitë, ndërsa për përpunim online mjafton një lidhje e kënaqshme interneti. Përpunon fotografitë deri në 10 megabajt, e veçanërisht është i dobishëm opsioni undo, i cili ka numër të pakufizuar të hapave prapa. Megjithatë, Snipshot është program i cili mundëson vetëm përpunimin e fotografive. Më së shumti i mungon opsioni për shkurtim dhe ndryshim të madhësisë së fotografisë, që thuajse përdoren më të shumti.
http://snipshot.com/
Pixenate
Ky është një program jashtëzakonisht i lehtë për t’u përdorur. Gjatë përpunimit të fotografive pak më të mëdha duhet të pritet që programi të bëj punën e vet dhe në përgjithësi gjatë punës me të duhet të kihet pakëz durim. Ekziston edhe një nën-rubrikë e plotë e pajisjeve të cilat janë përcaktuar si zbavitëse, por në parim janë shumë të dobishme për përpunimin e fotografive. Një prej lëshimeve është mungesa e opsionit për theksim të fotografisë.
http://pixenate.com/
Splashup
Ky editor pos dukjes ka edhe opsione ambicioze për përpunimin e fotografive. Do të gjeni mbështetje për filtrat, shtresat, pajisje të shumta, e shumë praktik është bashkëpunimi me shërbimet e fotove Picasa e Flickr, si dhe me shërbimin çdo ditë e më të popullarizuar Facebook. As Splashup nuk është pa të meta, ndërsa një prej më të mëdhave që ka, është shpejtësia. Nëse përpunoni një fotografi pak më të madhe, përgatituni për pritje dhe jostabilitet, bukur shpesh ndodhë që thjesht të ndalon të reagojë në klikime.
www.splashup.com
Preloadr
Shërbimi për përpunimin e fotografive që ofron Preloadr është i lidhur ngushtë me shërbimin e Yahoo-së, Flickr. Që ta fusni në funksion Preloadr, duhet të keni llogari të hapur në Flickr, gjë që, për ata të cilët nuk janë shfrytëzues të këtij shërbimi për foto, do të jetë irrituese. Në anën tjetër, Flickr ka numër të madh të shfrytëzuesve të cilët janë potencial për përdorimin e këtij programi për përpunimin e fotografive. Ergonomia në tërësi është marrë nga Flickr, ndërsa programi ofron shumë opsione të avancuara të si shtresat dhe histogrami.
Ai ka edhe një sistem të tërë filtrash siç janë ata për theksim, turbullim apo shndërrim në ngjyra bardh e zi
Si të fotografohet me celular?
Celularët e sotëm në mase të madhe posedojnë fotoaparate solide digjitale dhe me pak mund fotografitë e bëra me ta mund të janë shumë të përdorshme, nëse do t’i keni parasysh këto këshilla.
Me këto këshilla të cilat do t’i merrni fotografitë që do të bëni me celularin tuaj do të janë shumë më të mira, mirëpo megjithatë mos prisni kualitetin e njëjtë sikur të jeni duke fotografuar me fotoaparat të vërtetë.
Ndriçoni mirë objektin
Drita e mjaftueshme është çelës për fotografi të mirë, e askund tjetër kjo nuk është e theksuar sa te telefonat celularë dhe fotoaparatet e tyre. Sasia e madhe e ndriçimit do të kontribuojë në pastërtinë dhe kualitetin e fotografisë. Nëse fotografoni në ambiente të mbyllura, gjithsesi ndizni të gjitha dritat e mundshme, por atëherë keni kujdes me white balance, për të cilin do të flasim pakëz më vonë.
Afrojuni objektit
Telefonat celularë kryesisht kanë objektiv me kënd të gjerë pa mundësi të zoom-it, andaj afrohuni tek objekti i fotografimit për të bërëë një fotografi të mirë. Rezolucioni i vogël i fotografisë nuk do t’u mundësojë përmirësimin e këtij lëshimi, andaj mos u bëni dembelë dhe afrohuni disa hapa më shumë.
Fiksoni celularin
Fotografimi kërkon dorë të qetë për të evituar fotografitë e turbullta. Prandaj do të ishte mirë të mbështetni dorën apo celularin në ndonjë objekt të fortë siç është tavolina, muri apo çfarëdo që gjeni në afërsi. Keni parasysh se fotoaparatet në telefonat celularë kanë vonesë bukur të madhe para se të shkrepin andaj edhe kur të dëgjoni sinjalin me zë të fotografimit rrini të qetë edhe për disa sekonda.
Përpunoni fotografitë në kompjuter
Transferoni fotografitë në kompjuter dhe përpunoni ato me ndonjë program që është i dedikuar për këtë. Nuk është e thënë që detyrimisht të përdorni Photoshop-in i cili u përkushtohet profesionistëve dhe për këtë është bukur i komplikuar, ka program me bollëk për përpunimin e fotografive siç është edhe Picasa nga Google.
Mos e përdorni zoom-in digjital
Zoom-i digjital është zmadhim i rëndomtë i pikselave, që zvogëlon kualitetin e fotografisë, pos kësaj ky operacion mund të kryhet mëpastaj edhe në kompjuter me programin për përpunimin e fotografive. Prandaj sa më shumë që mundeni evitoni përdorimin e zoom-it digjital pa marrë parasysh sa ju lehtëson kjo të fokusoni atë që dëshironi.
Luani me kontrollet e white balance
Çdo ditë e më shumë telefona mundësojnë rregullimin e white balance, që mundëson përpunimin e fotografive më kualitative në kushte të ndryshme të ndriçimit, e kjo posaçërisht vlen për ndriçimin në ambiente të mbyllura. Provoni të ndryshoni opsionet white balance për të parë çfarë ndikimi kanë në fotografi, e më pas mund të shfrytëzoni këtë opsion për të shtuar efekte të caktuar në fotografitë e bëra.
Eksperimentoni, fotografoni shumë
Përparësia më e madhe e fotografisë digjitale është se pasi që të keni blerë të gjitha pajisjet e duhura fotografitë nuk do të kushtojnë asgjë, andaj fotografoni shumë edhe eksperimentoni për të njohur më mirë pajisjen tuaj. E njëjta vlen edhe për fotoaparatet në celular, mundësitë e tij do t’i njihni më së miri kur t’i provoni.
Keni kujdes me pastërtinë e objektivit
Celulari bartet në xhep dhe vazhdimisht është në duart e shfrytëzuesve, prandaj është e pamundur që pluhuri dhe yndyra të mos vijnë deri tek objektivi. Gjithsesi kujtohuni të pastroni këto shtresa sepse as fotoaparatet më të mirë në botë nuk mund të bëjnë fotografi të mirë nëpërmes objektivit të papastër.
Gjithmonë përdorni rezolucionin më të madh të mundur
Telefonat shpesh dinë të zvogëlojnë rezolucionin e fotografive në ato që prodhuesi i celularëve i kategorizon për dërgim të porosive MMS. Andaj sigurohuni që rezolucioni gjithmonë të jetë më i madhi i mundu
Bllokoni për siguri
Një metodë e efektshme për të luftuar kundër përmbajtjeve të padëshirueshme në internet është bllokimi i qasjes në disa faqe. Kjo metodë e shndërron kompjuterin në një mekanizëm të fuqishëm për mësim dhe, zvogëlon rreziqet nga gjërat e këqija online për fëmijën tuaj.
Janë dy grupime kryesore të “kriminelëve” në internet. Ata të cilët në mënyrë parësore janë të interesuar për fëmijë, si për shfrytëzim të drejtpërdrejt (pedofili, kidnapim…) apo për mbledhje të të dhënave mbi prindërit, dhe ata të cilët e bëjnë atë për të mbledhur të dhëna mbi prindërit, si dhe ata të cilët nuk “diskriminojnë” por i kanë viktima potenciale të gjithë ata të cilët shëtisin nëpër internet.
Metoda dhe mënyra të mbrojtjes nga të gjitha sulmet ka me të vërtetë shumë, mirëpo më e efektshmja është thjesht evitimi i faqeve problematike.
Windows Vista e ka të integruar mundësinë e bllokimit të qasjes në faqe dashakeqe të internetit, si dhe mundësinë e përcaktimit të kohës kur fëmija guxon të shpalos internetin, e kur jo.
Mbrojtja aktivizohet lehtë në kuadër të User Accounts të cilin mund ta gjeni në Control Panel. Zgjidhni "Set up parental Controls" dhe klikoni "On, enforce current settings". Në Web filter gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes në "High" nëse fëmija juaj shkon ende në shkollën fillore.
Nëse dëshironi që të siguroheni se fëmija do të shërbehet me kompjuter vetëm për mësim, atëherë zgjidhni opsionin "Only allow websites which are on the allow list" dhe më pas definoni ueb faqet përkatëse në "Allowed list".
Këtu mund të përcaktoni edhe sa orë fëmija juaj guxon të ketë qasje në internet, të kufizoni shkarkimin e dosjeve e madje edhe llojin e lojërave e programeve të cilat fëmija guxon t’i shfrytëzojë.
Me këtë lloj mbrojtjeje do të siguroni që fëmijën mund ta leni pa merak vetëm afër kompjuterit për një periudhë të shkurtër. Mirëpo, keni parasysh: për fëmijët më të vegjël është kyçe që prindërit të shfletojnë internetin bashkë me ta, sikurse është e rëndësishme që kjo të bëhet edhe në të gjitha aktivitetet tjera.
Përshtatni videon tuaj për YouTube
Përpunoni video materialin tuaj në mënyrë që, sa më shpejt ta vendosni në shërbimin YouTube, dhe me këtë më së paku të humbas në kualitet.
YouTube njeh një numër bukur të madh të formateve dhe në të vërtetë do të pranojë pothuajse çdo video material me madhësi deri në 100 MB, në çfarëdo dimensioni të fotografive. Pas ngarkimit (upload) videoja me anë të procesit të automatizuar do të parakodohet dhe zvogëlohet për t’iu përshtatur riprodhimit në kohë reale. Duke marrë parasysh se serveri do të bëjë disa intervenime në videon tuaj, më mirë është t’i bëni paraprakisht, sigurisht rezultati do të jetë më kualitativ, dhe do të kurseni kohë gjatë ngarkimit të videove në këtë shërbim.
Për të përgatitur video solide për YouTube do të jetë i mjaftueshëm edhe një telefon më i avancuar celular, i cili mund të regjistrojë video materiale me rezolucion prej i 320 x 240 piksela. Do të ishte e rekomandueshme që së paku të keni fotoaparat i cili incizon dosje video të të njëjtit rezolucion apo më shumë, së bashku me 30 fotografi në sekondë, e më së miri, natyrisht, është të posedoni video kamerë. Cilado që të jetë arma juaj për xhirim, ju rekomandojmë që videon para ngarkimit ta vendosni në kompjuterin tuaj.
Më e rëndësishmja është që të përshtatni videon tuaj me rezolucionin e YouTube
Pas kësaj duhet të përzgjidhet një program me anë të të cilit do të mund të ndryshoni rezolucionin e dosjes video. Një zgjidhje krejt solide do të ishte të zgjidhni softuerin Auto Gordian Knot, të cilin edhe nuk keni nevojë ta paguani. Windows Movie Maker mund të kryej punë, mirëpo ai punon me video-formatet WMV, të cilat i japin kualitet solid fotografisë, por kur ato të kalojnë nëpër kompresionin e YouTubet, rezultati është shumë i dobët. Shumë i popullarizuar dhe jashtëzakonisht i thjeshtë është softueri QuickTime Pro, por ai nuk është pa pagesë.
Fillimisht duhet të zgjidhet rezolucioni i YouTube në opsionet e avancuara të AGK-së; është e mundur që të përzgjidhet vetëm rezolucioni horizontal, derisa ai vertikal do të përzgjidhet automatikisht varësisht nga formati i incizimit. YouTube e preferon formatin 4:3, që është klasik televiziv. Ashtu incizojmë edhe shumica e telefonave celularë dhe fotoaparateve, derisa në kamera mund të përzgjidhet formati edhe para incizimit. Në çdo rast, vlen të përzgjidhet 320 piksela të rezolucionit horizontal. Zëri është mjaftueshëm të kodohet në 128 Kb/s të formatit MP3, mund të përzgjidhet edhe bit rate variabil (VBR) me vlerë prej 128. Në menynë e parë duhet të caktoni opsionin Target Quality dhe të zgjidhni 100%. Pas kësaj vetëm duhet të fillojë kodimi.
Kualiteti prej 100% siguron fotografi të pastër, e cila nuk do të degradohet shumë pasi që të jetë kompresuar nga YouTube.
Rezultati do të jetë sigurisht dukshëm më i vogël në megabajtë sesa origjinali, prandaj edhe ngarkimi/vendosja në YouTube do të zgjasë më pak, madje edhe koha që nevojitet për video materialin tuaj në shërbim do të jetë më e shkurtër sepse kodimi i brendshëm do të kryhet shumë më shpejt
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Firefox 3, pas një pritjeje bukur të gjatë, kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje. Pos dukjes së rifreskuar, në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja të cilat e bëjnë shfletimin e internetit më të rehatshëm.
Do t’i përmendim pesë risi të cilat sigurisht do t’ju hynë në punë shfrytëzuesve dhe vizitorëve të kohëpaskohshëm të faqeve të internetit si dhe shfletuesve të rryer të internetit.
1. Opsioni për zoom
Me shtypjen e thjeshtë të butonit Ctrl dhe shtypjen e njëkohshme në + apo – zmadhohet ose zvogëlohet pamja e faqes së uebit. Në Firefoxin e ri nuk do të zvogëlohet respektivisht zmadhohet vetëm teksti, por e tërë faqja, së bashku me fotografitë dhe përmbajtjet tjera. Shkronjat tepër të vogla, apo tepër të mëdha, më nuk do të duhet të janë një problem.
2. Shtimi në bookmarks me një klik
Firefox 3 në shirit me adresën e uebit shfaqë një yll, duke shtypur në të faqja e cila aktualisht është e hapur regjistrohet në bookmarks, në direktorinë 'Unsorted Bookmarks'. Ylli mund të jetë edhe verdhë edhe e bardhë, e kur të jetë e verdhë, atëherë nënkupton se faqja veçmë është e regjistruar.
3. Kërkimi i shkarkimeve (downloads)
Nëse shpesh shkarkoni materiale, e më pas gjendeni pak më vështirësi me shkarkimet tuaja, Firefox 3 do të mbajë mend të gjitha dosjet e shkarkuara dhe vendndodhjen e tyre në disk. Për t’u gjendur më lehtë, këtu është integruar edhe opsioni për kërkimin e shkarkimeve.
4. Vërtetimi i sigurisë
Me klikimin në ikonën në shiritin për paraqitjen e adresës shfrytëzuesi mund të marrë informata mbi sigurinë e faqes së internetit në të cilën gjendeni. Më shumë informata mund të gjenden duke klikuar në tastin 'More information'.
5. Etiketat (tags) për bookmarks
Koleksioni i bookmarks të secili shfrytëzues rritet nga dita në ditë dhe pa pastrim të rregullt, të gjendesh në mesin e tyre di të jetë bukur situatë e palakmueshme. Me shtimin e etiketave (tags) - çdoherë kur bëni bookmark u mundëson kërkimin me ndihmën e etiketave, që mund të jetë shumë më thjesht. Gjithashtu, tani e tutje në shiritin e adresës mund të shkruani vetëm etiketën dhe në përzgjidhje do të fitoni të gjitha faqet e mbajtura mend sipas asaj etikete. |
|
 |
|
|
|
|